Serkan Çayoğlu dhe Özge Gürel janë parë të lumtur dhe në formë shumë të mirë, teksa po largoheshin nga një shfaqje që e kishin shijuar së bashku. Aktori i pashëm, i cili për një kohë të gjatë ndodhej në Qipro, për xhirimet e projektit të tij të fundit, u shpreh se ndihej i lumtur që tashmë ishte kthyer sërish në krahët e njeriut të zemrës dhe jetës. Ai shprehu keqardhjen e tij, teksa tha se largësinë nuk mund ta shmangin për shkak të profesionit të tyre dhe ky proces edhe pse i përsëritur mbetej gjithmonë njësoj i vështirë. Duke folur me gazetarët, çifti zbuloi se po planifikojnë me detaje dasmën e tyre verën e ardhshme. Dyshja e famshme e aktorëve u shprehën se kur gjithçka të jetë e qartë lidhur me datën konnkrete të martesës, do të jenë vetë ata që do ta bëjnë publike.
