Këtë javë, nga një tjetër event Serkan Çayoglu, i cili i dha jetë personazhit mbreslënës të Ademit në serialin “Jetë e Re”, ka treguar se sa me fat ndihet për mbështetjen e fansave, pa të cilën, njësoj si pa atë të bashkëshortes së tij Ozge Gyrel, ka deklaruar se do të ndihej i paplotësuar.
Aktori duke iu referuar planeve të afërta dhe ndryshimeve për të cilat ai dhe Gyrel janë në pritje, rrëfeu se përveç projekteve të reja, të cilat ngjallin shumë emocione te shikuesit, ata ndiheshin gati të projektonin ëndrrat e së ardhmes së bashku duke e nisur me më të rëndësishmen, të bëheshin prindër! Ndërkohë aktori bëri të ditur se Gyrel përgatitet të dalë para publikut me personazhin e radhës në projektin e ri ku do të interpretojë personazhin kryesor.
Nga ana tjetër, ai ka shpjeguar se pas tre javësh xhirime për projektin e ri në të cilin do të shfaqet para publikut, ndihet shumë komod. Aktori shpjegoi se ndërsa xhirimet po shkonin mirë, kishte ardhur koha që të ndizej drita jeshile edhe për ndryshime të mëdha në jetën private. Ky lajm i mirë i ka entuziazmuar, sigurisht, fansat e çiftit të dashur të aktorëve.