Serkan Çayoğlu dhe Özge Gürel / Zbulohet vendi ku do të organizohet dasma

Showbiz

Ozge Gyrel dhe Serkan Çajollu, të cilët ishin partnerë në serialin e paharrueshëm “Stina e Qershive” dhe që miqësia e lindur në sheshxhirim  u shndërrua në një nga lidhjet e dashurisë, më të bukura për admiruesit e akrorëve dhe njohësit e serialeve, së  fundmi kanë folur për martesën e tyre të afërt.Dyshja e famshme zbuluan detajin e radhës dhe shpjeguan arsyen e zgjedhjes së vendit ku mendohet të organizohet ceremonia martesore. Ata treguan se dasma e tyre do të bëhej në Itali, pasi aty ata ishin njohur dhe hodhën hapat e parë për të ndërtuar dashurinë e tyre. “Pikërisht aty ku lindi gjithçka, do të vesh vellon e bardhë për ti dhënë jetë ëndrrës time” është shprehur Gyrel, ndërsa Çajollu qortoi me shaka gazetarët duke thënëse ata nuk linin kurrë vend për surpriza.