Emri i aktores Nyrgyl Jeshilçaj, e cila pak ditë më parë u përball me një aksident automobilistik, së fundmi po përflitet se ka humbur ndjenjat në skenë!
Ndërsa interpretonte në shfaqjen teatrale ku ajo dhe Afra Saraçollu ndanin rolet kryesore si nënë e bijë, qarkulluan zëra se ajo ishte ndier keq pak minuta para fillimit të shfaqjes dhe kishte humbur ndjenjat në skenë. Për fat të mirë, aktorja ia ka dalë që në pak çaste ta rimarrë veten dhe ta çoj interpretimin e personazhit të saj deri në fund.
Në përfundim të shfaqjes Jeshilçaj dhe Saraçollu u duartrokitën gjatë. Protagonistja e serialit “Dashuri dhe ndëshkim” i ka shqetësuar për të dytën herë radhazi fansat e saj. Ky incident ka ndodhur pak ditë pas aksidentit me automjet për shkak të të cilit ajo detyrua të bënte edhe një qepje në mjekër.
Aktorja e famshme e filmave dhe serialeve që pak ditë më pare, ndau detajet e aksidentit bashkë me thirrjen drejtuar fansave për kujdes, ka bërë që fansat, me të drejtë të pyesnin: A është gjithçka në rregull me gjendjen shëndetësore të aktores apo ngjarjet e fundit të njëpasnjëshme, janë vetëm fat i keq dhe rastësi?