Serenay Sarikaya tregon “formulën” si të jeni gjithmonë në formë…

Showbiz

Serena Sarikay ndryshe e njohim si Duru nga seriali “FI” që e kemi ndjekur në platformën Tring. Aktorja është dalluar gjithmonë për faktin se është shumë në formë gjatë gjithë kohës. E nëse mendoni se janë vetëm gjenet, gaboheni!
Serenay ka treguar se pavarësisht presionit të punës dhe projekteve impenjative, nuk fle asnjëherë pa bërë një orë vrap. Përveç vrapit, aktorja ushtron prej vitesh edhe yogën. Alternimi i tyre e bën që ajo të jetë në formë shumë të mirë si fizike dhe shpirtërore.
Shprehja “Ne jemi çfarë hamë” është gjithashtu shumë e rëndësishme në përditshmërinë e saj. Mielli, kripa apo sheqeri nuk janë aspak pjesë integrale e dietës ditore për aktoren.


Pra, nëse doni të jenë edhe ju në formë si ajo mjafton pak përkushtim për të ndjekur hapat më sipër!