Serenay Sarıkaya: “A nuk ndodhnin gjëra të tilla para Krishtit?”

Showbiz

Aktorja e suksesshme e dhjetra roleve, ditët e fundit është vendosur përball gjykimit të publikut, të cilat e kanë vendosur në shënjestër lidhjen e saj me këngëtarin Mert Demir. Ajo ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve se lidhja e tyre ka lindur për ta mbajtur gjallë famën e saj.

Gjatë intervistës dhënë së fundmi ajo ka shpjeguar: “A nuk ka pasur gjëra të tilla para Krishtit? Po flisni për jetën reale të njerëzve dhe jo skenë, sheshxhirim apo interpretim artistik ndaj dua t’i sqaroj të gjithë se pëlqimet dhe lidhjet emocionale nuk mund të evitohen për shkak të asaj çka mendojnë të tjerët! E kam të vështirë ta besoj që njerëzit nuk na shohin ne artistëve të veshur me cilësi njerëzore, vetëm sepse ata janë mësuar të na ndjekin nga ekrani.