Serenay Sarıkaya ka pozuar për revistën prestigjoze ‘Herper Bazar’. Aktorja ka ndarë pozat e saj me ndjekësit në rrjetet sociale, ku vetëm brenda një ore mori qindra pëlqime dhe reagime të shumta. Aktorja tregoi se mendon se gjëja më specifike në stilin e saj është guximi. ‘Kjo nuk duhet kuptuar si guxim në lidhje me dekoltenë. Të jesh i guximshëm në të gjitha çështjet për veshjet dhe gjithçka tjetër, të veshësh çdo gjë që nuk mendohet të jetë e pëlqyer nga të tjerët, kur ajo është kontradiktore ose jokonvencionale’, ky është guxim’- ka thënë aktorja duke iu referuar stilit të saj që nuk ka rregulla klasike.
