Serenay Sarikaya përgjigjet rreth skandaleve dhe jetës sentimentale!

Showbiz

sarikaya
Aktorja e njohur ka folur shpesh herë pa dorashka kundrejt gazetarëve. Të njejtën gjë, ka bërë edhe gjatë intervistës së fundit. Problemin e martesës, duket se nuk e kanë vetëm familjet shqiptare. Edhe për Serenay, e cila është një aktore e suksesshme, fakti që është 27 vjeç dhe ende nuk ka krijuar familje, i vihet në dukje shpesh herë. E pyetur sesi ka arritur të ketë një imazh të pastër mediatik, duke shmangur skandalet dhe sesi ndihet në këtë fazë të jetës së saj, Serenay ka thënë:

serenay sarikaya

“Në fillim e kam patur shumë të vështirë të kontrolloja mediat. Nuk kontrolloja dot veten, e jo më mediat. Normalisht, nisesha për t’u argëtuar diku dhe e gjeja veten në faqe të parë të lajmeve. Kështu që kuptova se fillimisht duhet të kontrolloj veten dhe çdo veprim timin. Lajmet do të vazhdojnë gjithë kohën, por është në dorën tonë sesi duam ta paraqesim veten. Përsa i përket jetës private, them se jam e lumtur. Më vjen keq që nuk iu tregoj dot se kur do të martohem apo kur do të bëj fëmijë, gjë të cilën duket se mezi e prisni…por mua nuk më shqetëson aspak ky fakt. Jam 27 vjeç, kam ende të tjera qëllime për të realizuar në jetë. Dhe mbi të gjitha, më pëlqen t’i le gjërat të ecin natyrshëm.”