Para pak kohësh, emri i aktores Serenay Sarıkaya, ishte përfolur si një nga pretendentet kryesore së bashku me Farah Zeynep Abdullah për rolin e protagonistes për një projekt të realizuar kohët e fundit. Por zgjedhja përfundmitare për projektin e lartpërmendur u bë Farah Abdullah. Së fundmi, u mësua se Sarıkaya, ishte e para që kishte marrë ofertën, por u tërhoq për shkak të orarit të ngjeshur dhe xhirimeve intensive që duhej të ndiqeshin për realizimin e tij. Megjithatë mes dy bukurosheve të famshme të serialeve nuk ekziston asnjë gjurmë xhelozie apo hatërmbetjeje. Sjellja dhe fjalët e Sarıkaya ishin një shembull i pazakontë që nuk kaloi pa u vënë re. Aktorja i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me arsyen e zgjedhjes së Abdullah dhe jo asaj, por ka habitur me sinqeritetin dhe komentet pozitive që bëri për kolege: “E di që ekipi ka punuar intensivisht, pasi për mungesën e kohës mua mu desh ta refuzoja ofertën e produksionit. Rrugët qofshin të hapura për Farah, jam e sigurt që ka bërë një punë të shkëlqyer”- ishin fjalët e saj! Aktorja u shpreh se disa mundësi janë fat që mbërrijnë për gjithësesicilin në kohën e duhur!