Bukuroshes së filmave dhe serialeve Serenay Sarıkaya e cila prej kohësh është bërë gjithashtu imazhi i markave të njohura të reklamave, iu desh të bënte një ndryshim të madh duke prerë flokët e saj për protetizimin e personazhit në projektin e ri.
Por duket se ky ndryshim nuk i ka pëlqyer të gjithë fansave të saj. Imazhi i ri i aktores është shndërruar në një debat nëse ajo i kishte prerë vërtetë flokët dhe nëse një sakrificë e tilla ja vlente për hatër të profesionit.
Komenteve të shumta nga fansa të aktores kishte nga ata që mendonin se aktorja kishte përdorur paruke për portetizimin e personazhit të saj, por fotografitë e postuara së fundmi nga aktorja tregojnë se e vërteta qëndron ndryshe. Po, ajo ka guxuar ta bëj vërtetë këtë ndryshim duke i shkurtuar flokët e saj të gjatë der në supe! Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që aktorëve iu kërkohet të ndryshojnë pamjen e tyre për tju përshtatur personazheve që ata interpretojnë. Më herët Kivanç Tatlıtuğ apo aktores Farah Zeynep Abdullah i është dashur të ndryshojnë peshën e tyre duke shtuar apo hequr disa kilogram për të portretizuar personazhet e tyre. Ndaj kërkesa për ndryshime të tilla konsiderohen normale dhe pjesë e punës në profesionin e tyre.