Serenay Sarıkaya, e cila po bëhët gati të takohet me fansat me serialin e ri “Şahmeran” i cili do të transmetohet në një platform dixhitale, ka bërë një denoncim për fansin e saj “të fiksuar” pasi e ka sulmuar para një jave. Ditët e fundit aktorja është kapur nga kamerat dhe ka berë një deklaratë përsa i përket kësaj çështjeje.
“Sapo kam dalë nga provat. Jam e lodhur dhe shumë e mërzitur për ngjarjet që kam përjetuar ditët e fundit” ka thënë aktorja.
Pasi gazetarët i kanë pohuar se i dyshuari i është nënshtruar trajtimeve në një spital psikiatrik dhe e kanë pyetur nësë ka ndonjë koment mbi këtë, Serenay ka deklaruar: “Po e di, pastaj shpresoj të dënohet me burgim.”
Sarikaya, e pyetur nëse janë marrë masa paraprake pas incidentit, tha: “Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën, por sigurisht që jam nervoze. Gjithashtu mund të them se gjithçka që ndodh në shtëpi ka filluar të më bëjë jashtëzakonisht nervoze. Të përjetoja një gjë të tillë para shtëpisë sime ka qenë shumë e vështirë, por tani po e kaloj. Jam mirë, jam mire, faleminderit.”
Gjithashtu Serenay ka falenderuar edhe regjisorin Umut Evirgen, i cili ka dërguar bodyguardë për ta bërë aktoren të ndihet edhe më e sigurt, por ka refuzuar ti përgjgjet pyetjes nësë lidhja e tyre vazhdon ende.