Serenay Sarikaya i jep fund marrëdhënies shumë-vjeçare?

Showbiz

sere kerem
Aktorja e njohur e serialit “FI” është prej vitesh në një marrëdhënie me Kerem Bursin. Serenay dhe Kerem në fakt pritej të kurorëzonin dashurinë e tyre 3 vite më parë, kur familjet e tyre u prezantuan zyrtarisht. Por, asokohe,Serenay është shprehur se ishte shumë e vogël për të hedhur një hap të tillë. Së fundmi, e pyetur sërish nëse do ketë një dasmë mes saj dhe Kerem, Serenay ka thënë se fillimisht duhet të bëjnë një kontratë paramartesore. Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë zërat për një krizë të mundshme u përhapën si era.

58dc9d5418c7732a2c32fab5

Dukej se çifti po shkonte drejt ndarjes dhe marrëdhënia e tyre ishte krisur, mirëpo nuk qenka aspak ashtu. Ata kanë treguar se aludimet e mediave nukjanë të vërteta dhe se vazhdojnë të jenë po njësoj të dashuruar. Përsa i përket martesës apo çfarëdolloj vendimi tjetër në lidhjen e tyre, Serenay dhe Kerem do e marrin kur të jetë koha e duhur për të dy, pa u vënë në presion nga kërkesat apo pritshmëritë e të tjerëve.