Ditët e fundit është publikuar një skenë paraprake nga njëri prej episodeve të projektit të fundit të aktores Serenay Sarikaya, në të cilën aktorja ndan rolin kryesor me yllin e serialeve romantike Kivanç Tatlituh. Mirëpo ajo që bie në sy gjatë kësaj skene dhe që morri komente të shumta pozitive nuk ishte interpretimi i aktorëve, por talenti i Sarikaya në fushën e muzikës.
Momentet kur aktorja rrëmbeu mikrofonin dhe filloi të këndonte e shpenguar dhe pa emocione, u vendosën në qendër të vëmendjes. Në daljen e fundit publike ajo u pyet nëse kishte marrë leksione muzike dhe ishte ushtruar deri sa këndoi me zërin e saj, apo nëse kënga ishte mbivendosur gjatë montazhit, por aktorja e ka lënë pa përgjgje pyetjen e gazetarit. Ajo shpejtoi të hynte në makinë dhe duke e mbyllur me shpejtësi derën tregoi me anë të gjesteve se ishte vonë dhe duhej të largohej.