Një nga aktoret më të bukura të serialeve Serenay Sarikaya dukej e mahnitshme në ekpozitën e artit bashkëkohor në Stamboll, ku ajo mori pjesë së fundmi krahë emrave të tjerë të njohur nga fusha të ndryshme të artit dhe televizionit.
Aktorja ka pozuar para blicit të aparateve fotografik dhe kamerave duke buzëqeshur, e veshur si gjithmonë plot stil dhe elegancë. Më pas Sarikaya ka ndalur shikimin te telefoni, ndoshta për të ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga paraqitja e saj në këtë event arti.
Duket se bukuroshja e cila portretizoi Durunë në serialin “Fundit”, ka një shpirt artiustik i cili është e dashuruar jo vetëm me profesionin e saj si aktore, por me artin në përgjithësi, me të bukurën dhe gjithçka që mahnit jo vetëm sytë por edhe shpirtin.