Serenay Sarıkaya, Burak Deniz, Mert Demir… Tre emra të njohur në një projekt të përbashkët!

Showbiz

Tre aktorët Serenay Sarıkaya, Burak Deniz dhe Mert Demir, ndajnë sheshxhirimin në një projekt të përbashkët, xhirimet për të cilin sapo kanë përfunduar. Ata janë parë së bashku në aeroportin e Stambollit teksa po ktheheshin nga Adana ku përfunduan xhirimet për këtë projekt. Aktorja e cila mbante rolin kryesor, tregoi se xhirimet kishin qenë vërtet të lodhshme por përfundimi i tyre kishte qenë i sukseshëm. Pyetjes lidhur me surprizat që ky bashkëpunim solli, aktorja iu përgjigj shkurtimisht “do ta shohim të gjithë bashkë…” Ylli 29-vjeçar, që kohët e fundit është komentuar gjatë për një romancë me operatorin Umut Evirgen, kërkesës së gazetarëve për një koment lidhur me këtë, edhe një tjetër herë i është përgjigjur me indiferentizëm dhe heshtje. Serenaj, nuk i shpëtoi fokusit të kamerave me thjeshtësinë dhe origjinalitetin e veshjes së saj, ku ranë në sy çorapet dhe pandoflat që kishte veshur. Kaq shërbeu për ta kthyer atë në shënjestër komentesh ku të shumtë ishin ata që e emërtuan veshjen e saj të pazakontë “Adana Style Serenay”.