Pas ndarjes së bujshme me të dashurin prej më shumë se 3 vitesh, Serenay ka vendosur të marrë disa ditë pushimi, larg zhurmës së madhe mediatike që e “përndjek” në Turqi. Aktorja e serialit “FI”, ka udhëtuar drejt Amerikës.
Krejt papritur, pa vënë askënd në dieni, Serenay i ka dhuruar vetes këtë udhëtim, të cilin do e shfrytëzojë për të pushuar sado pak. Ajo ka planifikuar të qendrojë në Los Angeles, ku pak më vonë do i bashkohet edhe mamaja. Deri tani, Serenay nuk ka treguar nëse ka edhe ndonjë projekt në kontinetin e largët, por e vetmja gjë e sigurt është se aktorja do të qendrojë gjatë aty.