Serenay flet publikisht për jetën e saj sentimentale: Kjo është e vërteta!

Showbiz

Aktorja e njohur e serialit “FI”, Serenay Sarikaya, këto ditë ka qenë në qendër të shtypit rozë. Pasi i dha fund marrëdhënies prej 3 vitesh me Kerem Bursin, Serenay u përfol për një lidhje të re. Madje, jo vetëm për një lidhje, por për të gjitha alternativat e mundshme, pra partnerë me të cilët ajo mund të krijonte një histori të re dashurie. Rrjedhimisht, çdo ditë për të shkruhej një artikull i ri, duke e shoqëruar me një personazh të ri apo çfarëdolloj personi të suksesshëm në Turqi me të cilin ajo mund të njihet.

Kështu që, Serenay e ka marrë vetë situatën në dorë dhe ka shkruajtur: “Çdo ditë zgjohem me një skenar të ri. Skenare të cilat nuk i përkasin punës time si aktore, por të krijuara nga gazetarët për jetën time. Lajmet dhe komentet që keni bërë kundrejt meje, janë jo vetëm të pavërtetë, por tregojnë një mungesë të theksuar respekti. Duhet të dini diçka, kur një marrëdhënie përfundon, nuk do të thotë që ka hyrë një person i tretë në mes. Jo gjithmonë një çift ndahet sepse dashurohen me dikë tjetër. Kështu që boll më me aludimet dhe na lini të vazhdojmë të qetë jetën tonë.”