Selena shtrohet në spital, Hailey flet për jetën perfekte me Justin!

Showbiz

sel hai
Hailey Baldwin është kokë e këmbë e dashuruar me Justin Bieber! Modelja 21-vjeçare ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me këngëtarin kanadez në një intervistë për edicionin e muajit nëntor në “Harper’s Bazaar’s”. “Ai është i mrekullueshëm. Ai arrin të shkëlqejë në gjithçka. Jam e bekuar të shoh çdo ditë se çfarë bën ai.” –është shprehur modelja për revistën.

rs 634x1024 180826140132 634 hailey baldwin justin bieber.cm.82618

Hailey zbuloi për “Harper’s Bazaar’s” se nuk ishte tejet positive, vëmendja që iu kushtua nga mediat dhe fansat. Modelja u kujdes për shëndetin mendor, duke ndjekur kishën, leksione boksi si dhe duke i qëndruar pranë familjes. “Në muajt e fundit kam marrë shumë vëmendje. Madje, më shumë seç kam pasur gjatë gjithë jetës time. Ndaj bëra shumë kujdes” – tha Hailey. Dhe në fillim erdhi dashuria, më pas martesa, po bebi?

haileyyy

“Unë dua shumë! Por gjithçka në momentin e duhur. Kjo nuk do të thotë se nuk po mendoj për emra bebash dhe shumë gjëra të tjera në lidhje me familjen tonë.” – tha Hailey Baldwin, duke mos e përmendur aspak ish-të dashurën e Justin, Selena Gomez, e cila është shtruar në spital.