Selena Gomez zbulon se çfarë i ka thënë kolegu i saj gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Cannes

Showbiz

Selena Gomez parakaloi në festivalin më të rëndësishëm në Cannes me kolegun e saj 68-vjeçarin Bill Murray. Gjatë parakalimit fotografët arritën të shkrepnin një moment, kur aktori po i pëshpëriste diçka në vesh bukuroshes. Selena pranoi se është pozë shume e çuditshme, por nuk kishte asgjë me rëndësi në atë që folën. “Ai po më thoshte gjëra qesharake. E dinit që është shumë i çuditshëm? Në një moment të thoshte një kompliment, ndërsa pas pak pyeste me gjithë seriozitetin: ‘Nga ishe ti?”,-u ka thënë Selena.