Vitin e kaluar iu nënshtrua një operacioni mjaft të vështirë, transplantit të veshkës, të cilën ia dhuroi mikesha e vet më e ngushtë, Francia Raisa.Shenja që I ka lënë operacioni nuk e bën të ndihet shumë rehat, ndaj gjeti një mënyrë fantastike për ta shijuar plazhin pa kokëcarje: me rrobabanje, të cilat i ka krijuar vetë.
“ U kënaqa shumë me dizajnin“- tha ajo, “ Ishte gallatë!! Një prej modeleve e bëra me belin shumë lart, sepse kështu më mbulon shenjën, dhe më bën të ndihem më mirë“.Me idetë e saj, Selena ndihmoi një shoqe të vjetër, Theresa Mingus, e cila ka krijuar një koleksion të vetin rrobebanjosh, dhe sigurisht, me emrin e këngëtares së njohur nga pas, suksesi duket i garantuar.