Selena Gomez ka më shumë se 152 milionë ndjekës në profilin personal në ‘Instagram’, por kjo nuk është një arsye mjaftueshëm e fortë sa për ta bërë atë të jetë në kontakt gjatë gjithë kohës me rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka zbuluar se nuk e ka aplikacionin ‘Instagram’ në telefon sepse kështu i ul vetes dëshirën për ta kontrolluar shpesh profilin. “Nëse dua ta përdor gjej një telefon të rastësishëm të dikujt që kam afër dhe e hap sa për pak minuta. Kështu e shmang shumë kontaktin me rrjetet sociale dhe ndihme shumë më mirë”,-ka thënë Selena.