Selena Gomez thyen heshtjen: Ishte periudha më e vështirë!

Showbiz

selenaa
Prej kohësh Selena Gomez ka qenë në qendër të mediave rozë për historitë e dashurisë. Këngëtarja ishte e lidhur me The Weeknd një nga këngëtarët më të njohur në tregun botëror. Pas ndarjes me të ajo u rikthye me Justin Bieber, me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë vite më parë. Por rikthimi nuk zgjati shumë pasi dy të rinjtë deklaruan ndarjen dhe aktualisht Justin është fejuar me modelen Hailey Baldwin.

selena elle

Për herë të parë pas situatave të vështira që ka kaluar, Selena ka folur për ‘Elle’ dhe ka ‘hapur zemrën’ për publikun. “Ajo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua. Njerëzit që më kanë mbështetur janë mami im dhe tezet e mia. Ishte një nga ato ditë që i imagjinon kur je e vogël dhe papritur realizohen. Ti hap zemrën me këta njerëz dhe ata të qëndrojnë pranë në çdo moment. Kështu e kam superuar atë periudhë”,-ka thënë Selena.Tashmë këngëtarja i është përkushtuar karrierës dhe po realizon shumë projekte në të njëjtën kohë dhe në fusha të ndryshme. Ndër të tjera ajo po merret me bamirësi.

gomez