Selena Gomez ditën e premte është parë të bëjë një vizitë surprizë në spitalin e fëmijëve në qytetin e Kansas. Këngëtarja po e përdorur emrin e saj për një kauzë të madhe, në disa fondacione bamirësie për t’i ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve në nevojë. Gomez kaloi një ditë të veçantë pranë pacientëve të vegjël, duke organizuar lojëra të ndryshme dhe duke dhënë shpesh herë autografe.
Disa burime pranë saj kanë zbuluar se ajo është duke u përgatitur të ndihmojë edhe organizata të tjera bamirësie si dhe do të jetë pjesë e turneut të lojës ‘Soft Ball’, i cili ka për qëllim të mbledhë fonde në shërbim të fëmijëve të sëmurë.