Selena Gomez ka qenë personi më i ndjekur në Instagram. Ajo për shumë kohë ishte “Mbretëresha” e IG por tani një tjetër personazh ja ka rrëmbyer “fronin”.
“Mbreti” i ri i Instagramit është ai që konsiderohet edhe “mbreti” i futbollit,Cristiano Ronaldo. Ai numëron 144,332,498 followers ndërsa Selena 144,318,439. Diferenca është e vogël dhe mund të ndryshojë lehtësisht por ndoshta tani që Selena po kurohet dhe do distancohet nga rrjetet sociale, Cristiano mund të avancojë dhe të mbaj titullin lider për Instagram!