E talentuara Selena Gomez u shkëput për një kohë të gjatë nga skena, për t’u përqëndruar më shumë tek shëndeti i saj, kryesisht ai mendor. Megjithatë ajo ka vendosur të rikthehet fuqishëm dhe të fitojë sërish vëmendjen e të gjithëve. Në fundjavën që kaloj ajo u shfaq në “Coachella”, ndërsa shumë shpejt do të debutojë në një festival tjetër.
“The Los Angeles Time” konfirmoi ditën e djeshme përmes ‘Twitter-it’ se Gomez do të jetë e pranishme në festivalin e Kanës. Është mësuar se filmi në të cilin ajo ka rol kryesor, “The Dead don’t die”, do të hapë festivalin. Kjo do të jetë hera e parë që Selena Gomez do të ketë mundësinë të kalojë në tapetin e kuq të Kanës. Gjithashtu Selena mundet që këtë fundjavë të ngjitet sërish në skenën e “Coachella” për të performuar përkrah DJ Snake dhe Cardi B.