Selena Gomez edhe pse është personazhi më i ndjekur në rrjetet sociale, ajo tregon se ndikimi i tyre, sidomos në jetën e të rinjve është shumë negativ. Gjatë një konference ditën e djeshme në festivalin e Kanës për filmin e saj më të ri, “The dead don’t die”, ajo i ka cilësuar rrjetet sociale si të tmerrshme për gjeneratën e saj.
E pyetur se cilat janë rreziqet më të mëdha që i kanosen planetit, Selena është përgjigjur: “Për brezin tim, rrjetet sociale kanë qenë të tmerrshme. E kuptoj se është bukur të kesh një platformë, por më frikëson kur shikoj se sa të ekspozuar janë vajzat dhe djemtë e rinj. Unë mendoj se kjo është e rrezikshme. Shikoj vajzat e reja…i kam takuar dhe ato janë të shkatërruara nga bullizmi dhe që nuk kanë një zë. Unë do tregohesha e kujdesshme dhe do vendosja disa limite”.