Selena Gomez përfshihet në botën e biznesit duke konkuruar kokë më kokë me Kylie Jenner…

Showbiz

Selena Gomez është duke u përgatitur për të sjellë linjën më të re të produkteve të kozmetikës. Këngëtarja e njohur do të lançojë linjën e saj të kremrave për trupin, shampot, produktet e kujdesit ndaj flokëve, lëkurës, parfumet dhe çdo produkt tjetër bukurie. 27-vjeçarja ka treguar dhe më parë se gëzon një pasion shumë të madh për fushën e bukurisë, ndaj ka vendosur të sjellë në treg dhe linjën e saj të produkteve kozmetike.


Gomez nuk ka bërë të ditur një datë rreth këtij projekti, megjithatë ajo pritet të zbulohet në javët në vazhdim. Selena nuk është e vetmja që përfshihet në një biznes të kësaj linje. Emra të njohur, si Kylie Jenner, Kim Kardashian, Rihanna apo Lady Gaga janë bërë pjesë e kësaj industrie dhe kanë rezultuar tepër të suksesshme. Duket se dhe Selena dëshiron të ecë në hapat e tyre…