Selena Gomez për herë të parë në një premierë pas dy vitesh mungesë!

Showbiz

selena
Pas operacionit në veshka, Selena Gomez është përqëndruar shumë në shëndetin e saj, duke lënë disi pas angazhimet në daljet publike. Megjithatë tashmë ajo ka vendosur të rikthehet dhe të shijojë çdo mundësi që i ofrohet. Për herë të parë pas dy vitesh ajo ka marrë pjesë në premierën e filmit “Hotel Transylvania 3: Summer Vacation” në të cilin Selena ka një ndër rolet kryesore.

selena tiffany

Hera e fundit që Selena kishte parakaluar në një tapet të kuq ishte për premierën e “The Fundamentals of Caring” në janar të vitit 2016. Premiera e këtij filmi ishte eventi i katërt, në të cilin Selena mori pjesë për këtë vit. Në këtë event Gomez dukej e mrekullueshme veshur me një bluzë të shkurtër dhe një fund të gjatë. Ndërsa për aksesorë ajo kishte zgjedhur një palë vathë dhe një varëse diamanti të firmës ‘Tiffany & Co.’që arrinin një shumë prej 21.500 dollarësh.