Miqtë e vërtetë janë ata që të cilët të zgjasin dorën në momentin kur mendon se ke prekur fundin, dhe Selena Gomez, këngëtarja amerikane më e ndjekur në Instagram, e provoi para dy vitesh, kur mikja e saj e ngushtë i dhuroi veshkën që i shpëtoi jetën. Në foton e publikuar nga vetë Selena dy vajzat shfaqeshin të shtrira në shtretërit e spitalit, teksa shtëngoheshin prej duarsh duke e falenderuar:
“Nuk do ta harroj kurrë atë që ke bërë për mua, jam me të vërtetë e bekuar që të kam në jetën time. Do të jesh gjithmonë pjesë e familjes.”-shkruante këngëtarja e njohur, mirëpo sipas shtypit amerikan, situata paraqitet krejt ndryshe dy vjet më vonë.
Mirëpo sipas shtypit amerikan gjërat mes tyre nuk janë si më parë. Francia Raisa i kishte tërhequr disa herë vërejtjen këngëtares që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit, por ajo s’ia kishte vënë veshin dhe kjo ka bërë që dyshja pas një konflikti verbal, të ndërpresin kontaktet mes tyre. Gomez po përgatitet për projekte të reja muzikore si dhe po mban disa koncerte anembanë botës.