Këngëtarja e njohur u kritikua tejmase për pamjen e saj në Met Gala. Detaji kryesor i cili u komentua nga të gjithë, ishte nxirrja artificiale që ajo kishte bërë e cila dukej shumë e çuditshme. Akoma më tepër, kjo nxirrje theksohej edhe nga fustani ngjyrë kremi që Selena kishte veshur. Edhe pse u cilësua si një nga të veshurat më mirë në tapetin e kuq të Met Gala, vetë Selena si duket ka patur të njejtin mendim me fansat e saj përsa i përket kësaj paraqitjeje.
Ajo ka publikuar një video në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “Unë, kur pashë fotografitë e mia nga Met Gala.” Në video duket këngëtarja e cila fillon largohet me vrap nga aparati fotografik dhe mundohet të fshihet. Një mënyrë jo vetëm gazmore, por totalisht autoironike nga ana e këngëtares. Gjithsesi, nuk do të ishte keq nëse çdo personazh i njohur të reagonte kaq me pozitivitet ndaj kritikave apo jo?