Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të ‘showbiz’. Ata një vit më parë ata i dhanë fund lidhjes së tyre dhe tashmë vazhdojnë jetën të ndarë. Së fundmi Selena ka fshirë foton e fundit të Justin nga ‘Instagrami’, që e kishte publikuar në 2018-tën për ditëlindjen e tij. Pas këtij veprimi fansat e Selena-s reaguan përmes postimeve në rrjete sociale për të mbështetur idhullin e tyre. Selena pas ndarjes nga Bieber pati probleme të shumta me shëndetin e saj mendor dhe për një kohë të gjatë qëndroi larg vëmendjes mediatike.
