Selena Gomez mund të themi se është zyrtarisht single. Mjaftuan lajmet dhe një kopertinë në Vogue e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, që të bindemi se romanca mes këngëtares dhe Justin Bieber ka përfunduar. Megjtihatë interenti është i bindur se një tjetër romancë po lind në Hollivud.Ka mjaftuar një “follow” i aktorit Zac Efron, që ka ngritur menjëherë aludimet se Selena dhe Zac do të jenë çifti i rradhës në showbizz.
Mund të duket e çuditshme, por jo dhe aq e pazakontë apo e pamundur. Selena dhe Zac kanë qenë të dy yje në Disney, të dy janë rritur që të vegjël mes famës, e ndonëse më parë nuk kemi “nuhatur” për ndonjë flirt mes tyre, ndoshta ky “follow” i aktorit po na tregon diçka. Selena nga ana tjetër ende nuk e ndjek aktorin, ndoshta për faktin se nuk është shumë aktive në rrjetin social. E megjithatë pritet të shohim çdo të ndodhë!