Pasi iu rikthyen romancës së tyre në nëntor të vitit të kaluar, Justin Biber dhe Selena Gomez po marrin pak kohë larg njëri-tjetrit. Dy këngëtarët po i japin hapësirë njëri-tjetrit, por ende flasin gjatë gjithë kohës, tha një burim për “E! News”. “Ata kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin kohët e fundit megjithatë kanë qenë në kontakt gjatë gjithë kohës. Ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin nuk kanë ndryshuar. Justin dhe Selena do të kthehen së bashku, por të dy kanë nevojë për të qëndruar larg njëri-tjetrit për disa kohë.”