Selena Gomez dhe Drew Taggart vokalisti i ‘The Chainsmokers’, përforcojnë thashethemet për romancë

Showbiz

Ylli i popit e adhuruar nga  mijra adoleshentë dhe të rritur në mbarë botën , Selena Gomez po e jeton e lumtur një romancë të re. Ndërsa fansat janë kureshtarë të dine kush është ai.  Drew Taggart dhe Selena u fotografuan e filmuan  së fundmi duke luajtur bowling. Prej kohësh është përfolur për një romancë të dyshes, por tashmë nuk ka më dyshime se ata po e jetojnë hapur dashurinë e tyre si çift në publik, pa u përpjekur tja mbathin nga paparacët.

Anëtari 33-vjeçar i grupit “The Chainsmokers” duket se e ka humbur zemrën e tij dhe është  shumë i  afërt me yllin e muzikës pop, Selena Gomez vetëm tre vite më e re se ai. Raportime të tjera kanë shpjeguar se çifti i famshëm janë parë gjithashtu edhe duke shkëmbyer puthje e përqafime. Taggart është një nga dy pjestarët e dyshes elektronike amerikane tepër të sukseshëm gjatë viteve të fundit “The Chainsmokers”, njohur më së shumti me hitet “Paris”, “Don’t Let Me Down” dhe bashkëpunimi me këngëtaren dhe kantautoren amerikane Halsey, “Closer”.

Mendoni, se sa i mrekullueshëm do të ishte gjithashtu edhe një bashkëpunim i dyshes që kanë pushtuar playlistat botërore prej vitesh me hite që kanë kreyesuar playlistat më  të rëndësishme botërore!