Çifti i njohur kanë një histori të gjatë pajtimesh dhe ndarjesh. Së fundmi, një tjetër problem në ribashkimin e tyre është dhe familja e këngëtares. E ndoshta me të drejtë, mamaja e saj, duke parë vazhdimësinë e historisë së tyre “problematike”, nuk është aspak dakord që dy të rinjtë të rifillojnë një lidhje bashkë.
Por, kjo gjë është e pashmangshme. Ata kanë filluar gjithmonë e më shumë të kalojnë kohë së bashku dhe madje duken mjaft të lumtur. Në fotot e fundit të shkrepura nga paparacët, Selena dhe Justin duken më të dashuruar se kurrë. Të buzëqeshur gjithë kohën dhe të përqafuar me njëri-tjetrin, dy këngëtarët po shfrytëzojnë në maksimum këto ditë pushimesh që kanë marrë së bashku.