Seksi ikonat, Kylie Minogue dhe Kylie Jenner në “luftë” me njëra tjetrën

Showbiz

largea_kylieminogue-kyliejenner1456908813.jpg

Tashmë markimi i emrit është një biznes i rëndësishëm për të famshmit.

Këngëtarja e famshme, Kylie Minogue është në beteje më Kylie Jenner lidhur me të drejtën e emrit. Australiania 47-vjeçare dhe amerikania 18-vjeçare kanë nisur betejën ligjore mbi mbrojtjen e emrit “Kylie”, shkruan The Guardian.

Avokatët e këngëtares thotë se motra e Kardashianëve është “një personalitet sekondar i një reality show”, e cila mund të dëmtojë brendin e këngëtares nëse emri lidhet gabimisht me të.

Ata përmendin kritika nga grupi i mbrojtjes së të drejtave të aftësive të kufizuara dhe komuniteti afro-amerikan mbi postimet në rrjetet sociale të Jenner.

Minogue shkon më tej duke thënë se përdorimi i emrit nga të dyja do të bëjë konfuz njerëzit dhe do të dobësojë emrin e këngëtares. Ajo ka tashmë të drejtën e përdorimit të emrit “Kylie” në muzikë dhe spektakël.