Këngëtari i njohur Landi Hysi u rikthye në muzikë bashkë me Armir Shahinin për të përfunduar një projekt të lënë përgjysmë pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit. Kënga u prit shumë mirë dhe riktheu nostalgjinë për grupin shumë të dashur të muzikës shqiptare. Së fundmi Landin e shohim si pjesë të “Dancing With The Stars”, çdo të premte mbrëma. Ai ka treguar çelësin që fshihet pas një jete të hareshme, siç ai shfaqet gjithmonë, duke ndarë me fansat e tij vetëm pozitivitet.
“Jam gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga miq, të afërm, shokë e kolegë, të cilët më vlerësojnë për këtë që kam dhe jam dhe më inkurajojnë të vazhdoj kështu, e të mos heq dorë, pavarësisht vështirësive. Ata janë faktorët që nxjerrin më të mirën tek unë. Por edhe kur nuk jam me ta, por jam duke ecur rrugës në këmbë apo me biçikletë, më mjafton të marr një buzëqeshje nga të panjohurit në rrugë që të riaktivizohem dhe t’ua kthej mbrapsht pozitivitetin që më përcjellin”, -ka treguar Landi.