«Sekretet» e Neslihan Atagul: Ja çfarë duhet të dini…

Showbiz

spynesli

Neslihan Atagul është personazhi që kemi përzgjedhur sot për rubrikën InstaSpy. Ajo është një nga aktoret tona të preferuara dhe shumë të përfolura. Nëse navigon në Instagramin e saj dhe e zhvesh nga çdo rol artistik të serialeve ku ka luajtur, arrin të dallosh një njeri shumë dinamik. Dinamizmi i saj të bën të kuptosh edhe faktin përse gjithmonë ka luajtur role protagonistë në serialet turk.

1518724389 0 600x720

Ajo vërtet tregon anën e saj sportive dhe ndan me ndjekësit e saj çaste nga e përditshmja, por nuk lë kurrësesi mënjanë anën artistike dhe profesionale. Shohim qartë se e karakterizon një stil shumë i veçantë dhe ka shije të holla në veshje dhe look-un e saj. Flokët e saj janë një “adhurim” për çdo femër, kështu e ka gjykuar edhe kompania prestigjoze “Pantene”. Neslihan është imazhi i “Pantene”, por sekreti i bukurisë së flokut të saj nuk besojmë se është një shampo por thjesht ‘gjenet’. Përpiqet të duket sa më natyrale, me flokë ngjyrë kafe dhe vetulla të papastruara, por gjithmonë të rregullta.

MV5BMTc4M2Q3NTYtZGRjMy00Nzk5LTlmMzQtMGZlZjdiOTE2MmU3XkEyXkFqcGdeQXVyMjQwMDg0Ng. V1 SY1000 CR008501000 AL

Ndërkohë që shumë personazhe publikë tregohen të rezervuar kur bëhet fjala për familjen, Neslihan nuk kursehet aspak. Ajo tregon shumë momente romantike me bashkëshortin si dhe shfaq herë pas here se sa përkujdeset për familjen e saj.

neslihan atagül

Protagoniste në filma e seriale, por jo vetëm. Ajo numëron disa kopertina revistash bestseller në Turqi. Kjo është Neslihan, një femër që arrin të bëjë përsoshmërisht shumë gjëra në të njejtën kohë dhe konsiderohet si një “Role model” për të gjitha gratë dhe nënat në Turqi.

neslihanatagul11