Khloe ka ndarë me fansat e saj, disa “marifete” që përdor për të nxjerrë fotot akoma më të bukura. Dhe në këtë rast, nuk bëhet fjalë as për efekte e as për photoshop. Ajo ka treguar se ka mënyra të tjera më të lehta, të cilat iu bëjnë të dukeni më bukur.
Fillimisht duhet të keni të qartë që personi i cili po iu fotografon, duhet përherë ta kapë fotografinë nga lart. Pra, fotografi duhet të jetë në lartësi më të madhe se ju, pasi ky është këndi perfekt për të dalë mirë në foto. Gjithashtu, nëse vishni rroba me printe, sigurohuni që ato të jenë të vendosura vertikalisht dhe jo horizontalisht. Printet apo vijat horizontale, iu bëjnë përherë të dukeni shumë më e mbushur nga çka mund të jeni realisht.