Selin Sekerçi, e cila i dha jetë personazhit të Zyhresë, protagonistes së serialit “Ylli i mëngjesit” ku ndau sheshxhirimin me aktorin Shykri Ozjilldiz në rolet kryesore, duket se pas ndarjes pak kohë më parë nga prezantuesi i njohur Ibrahim Selim, ka guxuar ta kërkojë përsëri dashurinë! Edhe pse në një intervistë të para pak kohëve, aktorja deklaroi se dyert e zemrës së saj ishin të mbyllura për ndjenja të reja, duket se i ka hedhur pas krahëve këto fjalë duke zgjedhur të shoh përpara. Ditët e fundit, ajo u pa dorë për dore me menaxherin Osman Jallin. Ata shëtitën pranë dyqaneve dhe bareve tepër të shpenguar dhe aspak në tension nga prania e kamerave. Ndërsa të kapur në befasi nuk iu përgjigjën pyetjeve lidhur me raportin e tyre, edhe pse gjithçka mund të kuptohej, duke parë sa të afërt ndiheshin pranë njëri-tjetrit! Kur gazetarët i kujtuan aktores deklaratën e saj, dyshja preferuan vetëm të buzëqeshnin! Sekerci duke e zhvendosur fokusin nga jeta private te ajo profesionale pa e shkëputur buzëqeshjen, deklaroi se kanë përfunduar xhirimet e projektit të fundit ku ajo mori pjesë, filmit me regji të Umut Evirgen.