Seferi postoi foto me kostum, futbollistët e tjerë kuqezi e ngacmuan: “Urime maturën”!

Showbiz

Ditët e fundit Kombëtarja shqiptare e futbollit kishte ditën e fotove zyrtare, atyre me uniformat që do të mbajnë në Gjermani, por edhe me kostumet civile me të cilat ekipi do të udhëtojë apo do të paraqitet nëpër evenimente. Shumë prej lojtarëve gjatë provave nuk kanë ngurruar të publikonin fotot e tyre në rrjetet sociale , sidomos ato  me kostum.

Taulant Seferi ishte një prej tyre, por fotot që ka zgjedhur ai, kanë bërë që të fillojnë ngacmimet në rrjetet sociale nga shokët e skuadrës të cilët nuk i kanë kursyer as shakatë. Nga “Urime syneti” te “Urime matura”, apo edhe urimet për fejesën e dasmën, kanë ardhur thuajse nga të gjithë pjesëtarët e kombëtares që janë argëtuar në këtë mënyrë me sulmuesin kuqezi.