Seda Bakan sfidon të ftohtin e dimrit me foto ekzotike nga pushimet në Maldive

Showbiz

Seda Bakan ka zgjedhur detin dhe diellin e Maldiveve për të sfiduar të ftohtin e janarit! Aktorja ka shijuar pushimet e para për këtë vit me familjen. Bukuroshja e cila portetizoi Lejlën në serialin “Rruga e Ullinjve”, ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një album fotografish ku dukej e çlodhur, e lumtur e ku dukej sikur në portetin e saj lexohej “E meritoj këtë”.

Në postimin e saj Bakan i shoqëronte momentet e lumtura me shënimin “Vitaminë D, ja ku jemi!”…Ndërsa të gjithë në këto ditë do të preferonin pushimet dimërore, malet me borë, patinazhin apo bërjen ski, aktorja e njohur ka renditur klimën e ngrohtë dhe plazhin si zgjedhje të parë.

Sigurisht, pushime të tilla për t’u patur zili, në ditët ndoshta më të ftohta të këtij dimri, morën mijra pëlqime dhe komente të panumërta nga fansat e saj të cilët me padurim presin të takohen me të në një tjetër projekt të sukseshëm.