Seda Bakan, është bërë nënë për herë të dytë! Ela erdhi në jetë ditën e parë të shtatorit. Duke pozuar me bashkëshortin dhe dy vajzat nga dyert e spitalit, aktorja tha se ndihej me fat dhe pafundësisht e lumtur që familjes së saj iu shtua edhe një pjestare e re. Për protagonisten e serialit “Krahët e Dashurisë”, prezantimi i ndjekësve të saj në rrjetet sociale, me foshnjen e sapoardhur në jetë, nuk duket të jetë një problem! Pak kohë pas lindjes, ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të lumtur familjare ku njoftonte ardhjen e vajzës së dytë pranë tyre dhe e ka shoqëruar atë me një deklaratë falënderuese. Me sa duket, aktorja e cila pak kohë më parë ndau shexshxhirimin në një projekt të përbashkët me emrat e njohur Tuba Büyüküstün dhe Murat Boz, është një tjetër emër i famshëm që për një periudhë kohe, pritet të qëndrojë larg sheshxhirimit dhe projekteve të reja për të shijuar mëmësinë që edhe për Bakan si për të gjitha nënat, shënon ndjenjën më të bekuar që mund të provohet gjatë gjithë jetës.