Seda Bakan do të bëhet nënë për herë të dytë. Aktorja e famshme ndan lajmin e mirë me fansat dhe gjithashtu tregon gjininë e foshnjës: Ajo do të bëhet sërish nëna e një vajze.
Veshur në të zeza, me barkun e saj dukshëm të rrumbullakosur të cilin për herë të parë e ekspozon në fillimin e kësaj shtatzanie të dytë, protagonistja e serialit “Krahët e dashurisë” njofton se është 4 –muajshe shtatzënë. Kjo shpjegon edhe arsyen përse aktorja bukuroshe ndjeu nevojën për pushime dhe bashkë me vajzën e saj Lejla shijuan disa ditë relaksi në Dubai, larg çdo impenjimi professional.
Pas pushimit, aktorja duket e freskët dhe e çlodhur, por mbi të gjitha, e lumtur. Nga momenti kur aktorja postoi fotografinë e saj në instagram, urimet vërshuan në pak çaste dhe mes urimeve të panumërta, binin në sy edhe urimet e aktoreve Songyl Oden e Merve Dizdar.