Seda Bakan, mirënjohëse dhe e lumtur ndaj jetës së saj

Showbiz

Seda Bakan, në një intervistë të fundit ka buzëqeshur me modesti dhe ka  falënderuar gazetarin për komplimentin e bërë, teksa ai i tha se dukej tepër elegante! Mirpo aktorja duke thënë se nuk ndihet më e sigurtë për këtë që pas lindjes së vajzës së dytë, ka vënë buzën në gaz.

E mbushur me lumturi, buzëqeshje dhe energji, Bakan e cila i dha jetë personazheve të shumta nga ai i Lejlës në serialin shumë të dashur për publikun e Tring, “Krahët e Dashurisë” apo Lejlës në serialin mbreslënës “Rruga e Ullinjve”, deklaroi se është shumë e lumtur me jetën e saj, edhe pse shpesh ndihet e lodhur duke qenë nënë e dy fëmijve.

Falënderuese ndaj gjithçkaje që jeta i ka falur deri tani,  aktorja  dukej vlerësuese për gjithçka, nga gjërat e vogla deri te momentet më domethënëse të jetës që vijnë rrallë! Ajo u bë një shembull frymëzimi teksa dha mesazhin për t’i jetuar dhe gëzuar të gjitha ditët, pavarësisht se çfarë sjellin ato me vete:  gëzim apo mësim!

Aktorja zubloi si të ishte sekreti i një recete lumturie, se periudha e fundvitit e bënte të ndihej në shpirtsi një fëmijë që i gëzohet gjithçkaje, dritave, festave, ngjyrave, veshjeve të bukura dhe dhuratave.