Seda Bakan, prej 10 vitesh po jeton e lumtur me bashkëshortin e saj, muzikantin Ali Erel, dhe është nënë e dy fëmijëve, dy vajzave të vogla, Leyla dhe Ela. Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi me momente argëtuese mes saj dhe vajzave teksa luanin së bashku, ajo i shoqëroi fotografitë e postuara me nënshkrimin “Sepse kjo do të thotë të jesh nënë…” Në fotografi njëra prej vogëlusheve shihet duke ngjyrosur mbi trupin e aktores, e cila në fakt duket sikur i dorëzohet me qetësi situatës dhe nuk ka asnjë reagim kundërshtues. Pëlqimet dhe komentet mbi fotografinë e saj ishin të shumta dhe komentuesit e përgëzonin për durimin dhe të qenit nënë e përkushtuar.
Bakan , vlerësohet si një nga aktoret më të spikatura në radhët e aktoreve të filmave dhe serialeve dhe gjatë viteve të fundit karriera e saj njohu një rritje dhe sukses të madh me përfshirjen në projekte ambicioze të transmetuara në të gjithë botën.
Mes personazheve që ajo interpretoi përmendim atë të ‘Lejlës’ në serialin tepër të sukseshëm të Netflix ” Rruga e ullinjve”.