Seda Bakan flet për jetën si nënë e dy fëmijve/ Konfirmon rikthimin e afërt në sheshxhirim

Showbiz

Seda Bakan së fundmi  është kapur nga kamerat teksa po kthehej nga shkolla teksa kishte marrë vajzën e saj të madhe Lejla dhe ka folur për vështirësitë e para të hasura në jetën, tashmë si nënë e dy fëmijve.  “Ne po mesohemi me te dhe ajo me ne. Nuk e  mohoj se kjo është një periudhë jo  e lehtë për mua, me vajzën e madhe të cilën duhet ta ndihmoj të hedh hapat e parë drej suksesit dhe me më të voglën që gjatë gjithë kohës i nevojitet vëmendje dhe ndihmë. Pranoj se edhe mua më nevojitet ndihmë gjithashtu”, ka deklaruar me sinqeritet aktorja e cila dukej e lumtur me jetën si nënë e dy vajzave .

Duke rrëfyer se mes të bijave mbizotëron dashuria dhe xhelozia e Lejlës për motrën e vogëlnuk ka vend, aktorja u shpreh se edhe prania e bashkëshortit të saj, muzikantit Ali Erel po e ndihmonte ta kalonte me lehtësi këtë periudhë. Gjithashtu, protagonistja e serialit “Krahët e Dashurisë”, rrëfeu se ka zgjedhur një kujdestare për ta ndihmuar në  përkujdesjen ndaj vogëlusheve.

Bakan nuk la pa përmendur edhe  ekperiencën e kaluar në projektin e fundit ku mori pjesë dhe  tregoi sekretin e suksesit të këtij projekti:”Puna ishte e mrekullueshme, sepse njerzit ishin të mrekullueshëm!”.

Duke folur për karrierën si aktore dhe mundësitë e kthimit në sheshxhirim, Bakan konfirmoi se projektit të fundit në të cilin ajo ka ndarë sheshxhirimin me emrat e njohur tuba büyüküstün dhe Murat Boz po përgatitet edhe për një sezonin e dytë. Serialin “Rruga e Ullinjve”, në të cilin aktorja interpreton personazhin e Lejlës, ju do ta ndiqni prej ditës së nesërme dhe çdo të enjte ora 21:00  në ekranin e premierave të mëdha, Tring Series.