Seda Bakan dhe Tuba Büyüküstün i japin fund thashethemeve për krisje në raportin e tyre miqësor

Showbiz

Pak ditë më parë u prezantua premiera e sezonit të dytë të serizalit “Rruga e Ullinjve”, në të cilin interpretojnë një kast elitar. Mirëpo disa çaste të kapura nga kamerat dhe aparatet fotografike tregojnë një distancim të dy protagonisteve të serialit, Seda Bakan dhe Tuba Büyüküstün. Kjo e fundit duket se mban një qëndrim të distancuar dhe jomiqësor ndaj koleges së saj.

Büyüküstün dhe Bakan janë vlerësuar dhe janë parë gjithmonë me adfmirim nga publiku jo vetëm talentin dhe interpretimin e tyre në projekte të ndryshme, por edhe në vlerësimin që vajzat i kanë bërë miqësisë dhe komunikimit të tyre jo vetëm në sheshxhirim por edhe jashtë tij. Pas ditëve të fundit të zhurmshme ku emrat e tyre u përmendën gjatë për një acarim në marrëdhëniet e tyre, dy aktoret e famshme e panë të arsyeshme të reagojnë dhe përmes një video-telefonate të postuar nga të dyja palët Bakan dhe Büyüküstün janë munduar të qetësojnë situatën.

Në video-bisedës e tyre, të postuar në mënyrë të përbashkët, ato japin për ndjekësit e tyre, mesazhin sqarues se jemi në harmoni me njëra-tjetrën dhe kanë marrëdhënie të mira. “Nuk ka asnjë problem” citojnë ato. Mirëpo nga më skeptikët, video-telefonata nuk u pa shumë të sinqertë dhe u komentua si një shfajësim apo perde për të mbuluar krisjet në raportin mes dy aktoreve. Duket se edhe për pak ditë, rrjetet sociale do të ushqehen me aludime dhe komente nga më të ndryshmet nga fansat e të dyjave. Shumë besojnë se koha do të nxjerr në dritë të vërtetat e pathëna prej tyre.