Şebnem Dönmez fillon sezonin e pushime në Izmir/ ‘Handani’ e serialit “Molla e Ndaluar” më atraktive se kurrë me bikini

Showbiz

Shebnem Dönmez të cilën aktualisht e takojmë si  ‘Handani’ në sagën ‘Molla e Ndaluar’ që transmetohet çdo mbrëmje në 3 Plus, është një tjetër aktore e cila çeli   sezonin e pushimeve duke iu larguar për pak kohë sheshxhirimit dhe projekteve të reja. Donmez ka ndarë pozat e saj me rroba banje në rrjetet sociale dhe ka habitur fansat me fizikun  e saj.

Edhe një herë fotografitë e aktores shpalosën bukurinë e saj natyrale. Donmez u mbulua nga admirimi i madh të  fansave të shumtë dhe përcolli idenë se këto pushime ishin të nevojshme për të krijuar shkëputjen nga sezoni intensiv që la pas dhe sezoni i pasur me projekte që e pret në vazhdim.