Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer janë ndër çiftet më të preferuar e të ndjekur nga publiku.
Duket se aktori ka udhëtuar drejt New York, por ajo që tërhoqi vëmendjen është se ai nuk ishte i shoqëruar nga aktorja e “3 Anat”, Angelique. Kjo gjë i ka bërë fansat ta pyesin se më kë është dhe çfarë bën atje pa partneren e tij dhe për këtë aktori ka vendosur të bëjë një postim:
“Jam këtu rrugëve të New York… këtë herë i shoqëruar nga dragonj!”,- një deklaratë që i konfuzoi dhe gëzoi të gjithë. Kjo sepse bëhet fjalë për një projekt të ri të Sebastian dhe të gjithë mezi presin ta shohin në ekran…
View this post on Instagram